Skip to content

Shën Gjon Pali II: Hape zemrën me besim te Krishti!

MESAZH NGA PAPA GJON PALI II PËR DITËN TË XXXIV BOTËRORE TË LUTJES PËR THIRRJET (1996)

Mbi të gjitha ju, të rinj, dua t’ju drejtohem tani: Krishti ka nevojë për ju që të realizojë projektin tuaj të shpëtimit! Krishti ka nevojë për rininë bujare dhe entuziazmuese tuajen, për të shpallur Ungjillin! Përgjigjuni kësaj thirrje, duke i dhënë jetën tuaj, atij dhe vëllezërve tuaj. Besoni në Krishtin. Nuk do t’i zhgënjejë as shpresat tuaja dhe as projektet tuaja; përkundrazi, do t’i mbushë me kuptim dhe gëzim. Ai ka thënë: “Unë jam rruga, e verteta dhe jeta” (Gjoni 14, 6).

Hapjani zemrën tuaj me besim Krishtit. Lëreni që të përforcojë në ju praninë e tij përmes dëgjimit të përditshëm, të mbarsur me adhurim, ndaj Shkrimeve të Shenjta, që përbëjnë librin e jetës dhe thirrjeve të përmbushura.