Skip to content

Shën Gjon Pali II: “Ardhtë mbretëria jote”

MESAZHI I ATIT TË SHENJTË GJON PALI II PËR DITËN E XXXVI BOTËRORE TË LUTJES PËR THIRRJET (1999)

Thirrja “ardhtë mbretëria jote” bën thirrje për kthim në besim dhe na kujton se udhëtimi tokësor i njeriut duhet të shënohet nga kërkimi ditor për mbretërinë e Hyji para së gjithash dhe mbi çdo gjë tjetër. Është një thirrje që na fton të largohemi nga bota e fjalëve që zhduken, për të mbartur bujarisht, pavarësisht nga çdo vështirësi dhe kundërshtim, impenjimet për të cilat Zoti na thërret.

T’i kërkosh Zotit “ardhtë mbretëria jote” nënkupton gjithashtu konsiderimin e shtëpisë së Atit si shtëpinë e vet, të jetosh dhe të veprosh sipas stilit të Ungjillit dhe të duash në Shpirtin e Jezusit; Do të thotë, në të njëjtën kohë, të zbulosh se Mbretëria është një “farë e vogël” e pajisur me një plotësi të padyshimtë të jetës, por e ekspozuar vazhdimisht ndaj rrezikut për t’u refuzuar dhe shkelur.

Të gjithë ata që janë thirrur në meshtari ose në jetën e përkushtuar, e mirëpresin me gatishmëri bujare farën e thirrjes që Hyji ka vendosur në zemrat e tyre. Duke i thirrur ata të ndjekin Krishtin me një zemër të pandarë, Ati i fton ata të jenë apostuj të gëzuar dhe të lirë të Mbretërisë. Në përgjigjen bujare ndaj ftesës, ata do të gjejnë lumturinë e vërtetë për të cilën aspirojnë zemrat e tyre.