Skip to content

Lutje për Thirrjet të perkushtuara

Lutje për Thirrjet të perkushtuara

O Zot,  Ti na ke thene se duhet t’i shtojmë  kerkesart tona sepse mëshira jote i merr ato si fakte të kryera, se kemi një pushtet mbi Ty që do të na habiste nëse do ta dinim, se Ti jep më shumë sesa kërkojmë. Atëherë shpirtrat tanë bëhen madhështorë dhe ne duam të të kërkojmë ÇDO GJË.

Gjithçka e nevojshme për t’i çuar besimtarët drejt shenjtërisë më të lartë.

Gjithë zellin për të fituar shpirtra për Ty.

Gjithë dritën për t’i çuar ata në bashkim me Zotin.

Gjithë butësinë për të ngushëlluar ata që vuajnë.

Gjithë zjarrin e meditimit të nevojshëm për të mbushur të gjithë tokën me hire.

O Zot, jep gjithçka edhe atyre që ke  thirrur!

Forcë për të kapërcyer pengesat.

Dritë përballë dyshimeve.

Siguri përballë thirrjes sate.

Gatishmëri për të të ndjekur.

Paqe për të gëzuar në ty.

Përulësi për të të imituar.

Gjithë zjarrin e Zemrës sate, në mënyrë që ata t’u japin shpirtrave gjithë dashurinë e Kryqit që jep jetë.

Gjithçka, O Zot, gjithçka, dhe një dashuri të zjarrtë për Marinë!