Skip to content

Lutje për Shenjtërimin e meshtareve (Papa Piu XII)

       Lutje për Shenjtërimin e meshtareve (Papa Piu XII)

O Jezus, Kryeprift i Përjetshëm, Bari i Mirë, Burim Jete, që me bujarinë e vetme të Zemrës Tënde shumë të dashur na ke dhënë meshtarë në mënyrë që të mund të përmbushin plotësisht qëllimet e shenjtërimit që hiri Yt frymëzon në shpirtrat tanë; të lutemi: eja dhe ndihmoji ata me ndihmën Tënde të mëshirshme.

Ji në ta, o Jezus, një besim i gjallë në veprat e tyre, shpresë e palëkundur në sprova dhe bamirësi e zjarrtë në vendimet e tyre. Fjala Jote, rrezja e Urtësisë së përjetshme, qoftë, nëpërmjet meditimit të vazhdueshëm, ushqimi i përditshëm i jetës së tyre të brendshme. Shembulli i jetës dhe i mundimi Tënd u ripërtëriftë në sjelljen dhe vuajtjet e tyre për udhëzimin tonë dhe për lehtësimin dhe mbështetjen tonë në hidhërimet tona.

Jepu atyre, o Zot, shkëputje nga të gjitha interesat tokësore dhe që ata të mund të kërkojnë vetëm lavdinë Tënde më të madhe. Jepu atyre të jenë besnikë ndaj detyrave të tyre me një ndërgjegje të pastër deri në frymën e tyre të fundit. Dhe kur, me vdekjen e trupave të tyre, ata e lënë detyrën e tyre të përmbushur mirë në duart e tua, jepu atyre, Jezus, ti që ishe Zotëri i tyre në tokë, shpërblimin e përjetshëm: kurorën e drejtësisë në shkëlqimin e shenjtorëve. Amen.