Skip to content

Lutja për shenjtërimin e meshtarëve (SS Pio XII)

O Jezus, Atë i Përjetshëm, Bari i Mirë, Burim i jetës, që me bujarinë e veçantë të Zemrës sate të ëmbël na ke dhënë meshtarët tanë që të mund të përmbushim plotësisht planet e shenjtërimit që hiri yt frymëzon në shpirtrat tanë; po të lutemi: eja dhe ndihmoi ata me ndihmën tënde të mëshirshme.

Bëhu për ta, o Jezus, besim i gjallë në veprat e tyre, shpresë e palëkundur në sprova, dashuri e zjarrtë në qëllimet e tyre. Fjala jote, rrezja e Urtisë së përjetshme, qoftë, nëpërmjet meditimit të vazhdueshëm, ushqimi i përditshëm i jetës së tyre të brendshme. Që shembulli i jetës dhe i mundimit tënd u ripërtëriftë në sjelljen dhe në vuajtjet e tyre si mësim ndaj nesh, lehtësim dhe mbështetje në vuajtet tona.

Jepu atyre, o Zot, shkëputje nga të gjitha interesat tokësore dhe le të kërkojnë vetëm lavdinë Tënde më të madhe. Jepu atyre të qëndrojnë besnikë ndaj detyrimeve të tyre me ndërgjegje të pastër deri në frymën e fundit. Dhe, me vdekjen e trupit, të dorëzojnë në duart e tua detyrën e kryer mirë, jepu atyre, O Jezus, Ti që ishe Mësuesi i tyre në tokë, shpërblimin e përjetshëm: kurorën e drejtësisë në shkëlqimin e shenjtërve.

Amen.