Lutja e Shën Jozefit për burrat dhe gratë e kushtuar
O i lavdishëm Patriarku Shën Jozef, Ati kujdestar i Zotit tonë Jezu Krishtit, të lutem për të gjithë rregulltarët dhe rregulltaret .Ashtu si ti, ata u zgjodhën mes njerëzve për t’i shërbyer Zotit. Ndihmoji që ta imitojnë besimin tënd të madh, pastërtinë tënde të përsosur, dhurimin tënd total në shërbim të Zotit pa pasur parasysh pasojat, përvujtërinë tënde, punën tënde të vazhdueshme, varfërinë tënde, bindjen tënde, të gjitha virtytet e tua dhe “PO”-në tënde heroike. Ndihmoji që të të imitojnë ty dhe Birin tënd Jezus në çdo gjë. Ndihmoji që të jenë rregulltarë të mirë në sytë e Zotit, ndihmoji në vetminë dhe në momentet e tundimit. Jii me ta në të gjitha momentet e vështira të jetës së tyre por edhe në momentet e tyre të gëzimit.
Mbroji nga të gjithë ata që duan t’u bëjnë ndonjë dëm fizik ose moral, sikurse ke mbrojtur Zotin tonë Jezu Krishtin, derisa të arrijnë në Mbretërinë e qiejve për të shijuar me ty përgjithmonë praninë e Hyjit, Atit tonë. Amen.