Skip to content

Lutja drejtuar Virgjërës Mari për thirrjet

Zoti të ruajt Mari, nëna, mësuesja dhe mbretëresha jonë. Dëgjo me dashamirësi lutjen që po të paraqesim sipas dëshirës së Jezusit: “Lutju Zotit të të korrave që të dërgojë punëtorë në të korrat e tija”.

Ktheji sytë e tu të mëshirshëm ndaj të gjithë njerëzve. Shumë janë të humbur në errësirë, pa baba, pa bari dhe pa mësues. Në ty, Mari, ata do të gjejnë rrugën për të arritur Krishtin,

sepse Ati të ka bërë “apostull” për t’i dhënë botës Jezusin, rrugën, të vërtetën dhe jetën.

Për ty, të gjithë katolikët, qofshin me të gjitha energjitë, për të tëra thirrjet e për të gjithë apostullimin.

Për ty, të gjithë besimtarët qofshin gati për të gjithë jobesimtarët; të gjithë ata që janë të përfshirë në besim qofshin gati për të gjithë indiferentët; të gjithë katolikët qofshin të gatshëm për të gjithë jo-katolikët.

Për ty, të gjithë të thirrurit qofshin besnikë ndaj thirrjes së tyre, të gjithë apostujt qofshin të shenjtë dhe të gjithë njerëzit qofshin të gatshëm t’i mirëpresin.

Në këmbët e kryqit zemra jote u zmadhua për të na mirëpritur të gjithëve si fëmijë.

Na jep një zemër apostolike, të modeluar sipas asaj të Jezusit, sipas tëndes dhe të Shën Palit, që një ditë të gjendemi të gjithë bashkë me ty në shtëpinë e Atit.

Bekoi fëmijët e tu, Mari, nënë, mësuese dhe mbretëreshë!

 

I lumturi Giacomo Alberione