O Zot, ki mëshirë! O Zot, ki mëshirë!
O Krisht, ki mëshirë! O Krisht, ki mëshirë!
O Zot, ki mëshirë! O Zot, ki mëshirë!
O Krisht, ndjena ne! O Krisht, ndjena ne!
O Krisht, dëgjona ne! O Krisht, dëgjona ne!
Ati prej qiellit Hyj, Ki mëshirë për ne!
Biri, Shpërblyes i botës, Hyj,
Shpirti Shenjt, Hyj,
Trinia e Shenjtë, një i vetmi Hyj,
Gjaku i Krishtit, i Njëlindur Bir i Atit të amshuar, Shpëtona ne!
Gjaku i Krishtit, i Fjalës së mishëruar të Hyjit,
Gjaku i Krishtit, i Besëlidhjes së re dhe të amshuar,
Gjaku i Krishtit, në frikën e vdekjes i derdhur për dhe,
Gjaku i Krishtit, që rrodhe gjatë frushkullimit,
Gjaku i Krishtit, i derdhur gjatë kurorëzimit me ferra,
Gjaku i Krishtit, i pikuar në kryq,
Gjaku i Krishtit, shpërblim i mëkatëve tona,
Gjaku i Krishtit, e vetmja falje e mëkatëve,
Gjaku i Krishtit, në sakramentin e altarit pije dhe pastrim i shpirtrave,
Gjaku i Krishtit, rrjedha e mëshirës,
Gjaku i Krishtit, mposhtësi i të gjithë shpirtrave të këqij,
Gjaku i Krishtit, përforcimi i martirëve,
Gjaku i Krishtit, forca e rrëfyesve,
Gjaku i Krishtit, gurra e jetës së virgjërave,
Gjaku i Krishtit, zbutja e atyre që vuajnë,
Gjaku i Krishtit, ngushëlluesi i atyre që qajnë,
Gjaku i Krishtit, shpresa e pendestarëve,
Gjaku i Krishtit, streha e atyre që po vdesin,
Gjaku i Krishtit, paqja dhe prehja e të gjitha zemrave,
Gjaku i Krishtit, pengu i jetës së amshuar,
Gjaku i Krishtit, i denjë për çdo nder dhe madhëri,
O Qengji i Hyjit, që shlyen mëkatet e botës, Na fal ne, o Zot!
O Qengji i Hyjit, që shlyen mëkatet e botës, Dëgjona ne, o Zot!
O Qengji i Hyjit, që shlyen mëkatet e botës , Ki mëshirë për ne!