Skip to content

Jemi një grup grash që bashkohemi për t’u lutur çdo muaj, duke kërkuar shenjtërimin dhe qëndrueshmërinë e rregulltarëve dhe shtimin e thirrjeve. Bashkohemi gjatë 40 orëve të pandërprera në datat 14, 15 dhe 16 të çdo muaji, duke ofruar një orë lutje. Secila mund të regjistrohet, në këtë faqe, në orarin që dëshiron. Në këtë mënyrë, të gjitha mund ta kryejnë orën e lutjes në vendin që ndodhen.

Është e pëlqyeshme dhe e udhës që lutja të bëhet përpara të Shenjtërueshmit Sakrament. Megjithatë, mund të bëhet edhe nga shtëpia ose edhe duke e ofruar një orë punë si lutje.

E rëndësishme është që të gjitha të bashkohemi për t’i kërkuar të Zotit të të korrave që të dërgojë punëtorë për përhapjen e Mbretërisë së tij, si edhe për shenjtërimin dhe qëndrueshmërinë e të gjithë bijve tanë e bijave tona në jetën rregulltare.

Dëshira jonë është që të gjitha nënat, motrat dhe të afërmit e të kushtuarve, ku futen edhe ato që dëshirojnë të kenë thirrje në familjen e vet, të mund të bashkohen dhe ta ofrojnë lutjen e tyre.

Kjo ide ka lindur sipas shembullit të nënave të një fshati në Itali, që quhet Lu Monferrato. Ato, nga dëshira për të pasur bij e bija të kushtuar në jetën rregulltare, u bashkuan në një lutje që u bekua fort prej Hyjit, aq sa e morën hirin që të kishin më shumë se 300 thirrje në atë fshat.

Ju kërkojmë edhe që të na shkruani në adresën e e-mailit ivemamas@gmail.com, me qëllim që të qëndrojmë të lidhura me njëra-tjetrën dhe që të mund ta merrni ftesën tonë për çdo muaj.

Iu kërkojmë edhe nënave të Lu Monferratos që, nga qielli, t’i mbrojnë këto 40 orë lutjesh.

Të bashkuara në lutje,

Nënat IVE.

«O Zot Jezus,

Ti na ke mësuar se cili është çelësi i thirrjeve kur ke thënë:

‘Luteni të Zotin e të korrave që të dërgojë punëtorë në të korrat e veta’.

Prandaj, po të kërkojmë që të na japësh thirrje të shenjta, të shumta dhe të qëndrueshme.

Virgjëra Mari na shoqëroftë!

Amen».

Faqet e internetit të
Familjes Rregulltare
Familja Rregulltare në
Rrjetet Sociale
Faqe të tjera katolike