Skip to content

Historia e një nëne nga grupi i lutjes “40 Orë”: Alicia, një thesar i Kishës: nënë e tre meshtareve dhe tre murgeshave

Historia e një nëne nga grupi i lutjes “40 Orë”: Alicia, një thesar i Kishës: nënë e tre meshtareve dhe tre murgeshave

 Duket, për shembull, se Zoti pushon së thirruri punëtorë të korrjes së tij (krh. Mt 9:38); por pastaj kam degjuar se një çift me shtatë djem, të shtatë prej tyre, janë meshtarë! Ose si lulëzojnë thirrjet në vendet kur nuk pritet . Dhe si kaq shumë familje janë bekuar me disa djem që janë meshtarë dhe disa bija që janë murgesha. I tillë ka qenë rasti i familjes së Alicias, nënë e tre meshtareveve dhe tre murgeshave; njëra prej të cilave ka shkuar tashmë në Shtëpinë e Atit..

Alicia e di nga përvoja personale mungesën e burimeve me të cilat përballen meshtaret dhe murgeshat. Dhe për këtë arsye, ajo kërkon të kontribojë sa më shumë që të mundet nga të ardhurat e saj të kufizuara. Ajo nuk ka kursyer asgjë për ditët e saj të fundit. Ajo i shpërndau pasuritë e saj para se të hynte në banesën e saj aktuale. Lidhur me këtë, Alicia ka thënë: “Tani më duhet vetëm të përgatitem, në mënyrën më të mirë të mundshme, për të shkuar dhe për të takuar Zotin”, pohon ajo me qetësi dhe bindje të plotë.Bijtë e saj, të cilët janë meshtarë, dhe bijat e saja, të cilat janë murgesha, i përkasin kongregacioneve dhe dioqezave të ndryshme dhe janë të shpërndara në të gjithë botën. Kohët e fundit, njëri prej tyre, një prift që është i detyruar përgjithmonë të përdorë karrocë me rrota për shkak të një aksidenti, kremtoi Meshën me mua ditën tjetër. Dhe një nga bijat e saj, në misión në Argjentinë, e viziton rregullisht. Ajo padyshim që e shijon shoqërinë e tyre, por gjithmonë u thotë të mos shqetësohen, se kujdeset shumë mirë për të ,dhe është më e bashkuar me ta se kurrë përmes lutjes.

Një traditë e bukur tregon se, pasi duart e priftit të ri vajosen në shugurim, pëlhura e përdorur për t’i tharë ato zgjidhet nga nëna e tij, e cila e mban atë deri në vdekjen e saj. Në atë orë të largimit, ajo e vendos atë në duart e veta si shenjë e amësisë së saj shpirtërore. Sipas këtij gjesti të devotshëm, kur nëna vjen para Zotit për gjykimin e saj të veçantë, dhe Ai e pyet: “Të dhashë jetë, çfarë më ke dhënë në këmbim?”, ajo ia paraqet pëlhurën dhe përgjigjet me përulësi: “Zot, të dhashë birin tim si prift.” Në rastin e Alicias, përgjigjja, sigurisht, do të jetë një shumës prekës. Kjo përforcohet më tej nga tre vajzat e saj, të cilat janë murgesha, të cilat, në bashkimin e tyre me Priftin e Lartë dhe të Përjetshëm Zotin, u kujdesën për të Dashurin në betejën lutëse dhe të përulur të manastirit, ose në misionet më sfiduese të karizmës së tyre.Pa dyshim, besimi i Alicias ka qenë çelësi i bollëkut të thirrjeve që kanë lindur nga shtëpia e saj. E njëjta gjë vlen edhe për shumë nëna të tjera, veçanërisht ato me familje të mëdha. Megjithëse ka priftërinj të tjerë që vijnë nga familje që nuk janë katolikë praktikues, si ai i Alicias.

Çdo thirrje është një mister, i lindur në Zemrën e Misterit Hyjnor. Dhe, për këtë arsye, secila është interesante, unike, frymëzuese dhe gjithmonë e mrekullshme. Në rastin tim, ishte ndryshe. Nëna ime, një katolike jo praktikuese, nuk e kuptoi, për shumë vite, arsyen e thirrjes sime priftërore. Të gjitha dyshimet e saj u sqaruan më në fund në ditët e saj të fundit; kur, shtatë muaj pas shugurimit tim, pasi u thashë të gjithëve që do të dëgjonin se nuk më kishte parë kurrë kaq të lumtur, unë isha në gjendje t’i jepja asaj Vajin e të Sëmureve dhe ta përgatisja për qiellin.

Faleminderit, Zot, për nënat e meshtareve të tu! Ti që je e vetmja Udhë që të çon te Ati (krh. Gjn 14,6), na sill, nëpërmjet tyre dhe në shtigje të ndryshme, ato që, çdo ditë, të zbresin ty, Bukën e Gjallë që zbret nga Qielli (Gjn 6,51), tek ne. Të lutemi, të shumëfishosh “Alicia-t”, domethënë nënat e shenjta si ajo, dhe që të mos na mungojnë kurrë, për to, gjestet konkrete të mirënjohjes së zjarrtë dhe vepruese.