Skip to content

Çfarë gjëje tjetër është jeta rregulltare veçse të shoqërohet me flijimin e vetëm të Krishtit?

Çfarë gjëje tjetër është jeta rregulltare veçse të shoqërohet me flijimin e vetëm të Krishtit?

Flijimi i tij është modeli dhe shkaku i çdo kushtimi në Kishë. Model sepse Ai jetoi,i pastër, i i varfër dhe i bindur. Ai është i kushtuari i parë i zgjedhur i cili në çdo gjë kërkonte vetëm të bënte vullnetin e Zotit. Por nëse Jezu Krishti është një model i jetës së kushtuar, ai është gjithashtu shkaku i saj, pasi çdo rregulltar bën dhurimin e tij, duke iu përgjigjur thirrjes së Fjalës së Mishëruar (“fjala e mishëruar” është një mënyrë për të emërtuar Jezusin) “Ejani dhe më ndiqni”.

Prandaj, rregulltari duhet të imitojë Jezusin në çdo gjë, pasi ai është bërë i ngjashëm me ne në çdo gjë, deri në atë pikë sa donte të kishte një nënë. Pas çdo rregulltari qëndron një nënë, ashtu si pranë Krishtit është Zoja e bekuar. Ajo ishte aq e bashkuar me Birin e saj, saqë zemra e saj ishte si nënë e pranishme në gjithçka që Ai bënte. Kur Ai i tha Atit: “Ja, unë vij të kryej vullnetin tënd” Ajo nga ana e saj pohoi: “ja, unë jam shërbëtorja e Zotit; le të bëhet me mua sipas fjalës sate.” Ndërsa foshnja Hyjnore lindi në heshtje, ajo, në heshtje, ruante gjithçka në zemrën e saj, duke medituar për të. Zemra e Zojës rrahte në sinfoni me të Tijën edhe pse duke mos qenë e pranishme në të gjitha mrekullitë e Krishtit, duke mos i pas dëgjuar të gjitha predikimet e tij, ajo ishte e pranishme në gjithçka që Ai bëri.

Ajo u lut, vigjiloi dhe ofroi gjithçka për Veprën e Jezusit. Ajo e dinte mirë se cili ishte misioni i Krishtit dhe cila ishte detyra e saj në këtë mision.  Në cilin moment shfaqet më shumë para syve të botës kjo nënë e ëmbël? Kur Shëlbuesi u var duke dhënë shpirt në Kryq. Kur më të famshmi ndër burrat e Jeruzalemit talleshin me Të. Pikërisht atëherë, me gjithë dinjitetin e saj si Nënë, Zoja ishte e pranishme pranë Birit të saj dhe ishte aty.

Kështu duhet të jetë nëna shpirtërore e çdo të kushtuari. Ajo na tregon rrugën kur  gabojmë. Na inkurajon kur jemi të rënduar. Zoti i transmeton botës ngushëllimin e dashurisë përmes shpirtit të nënës së tij . Prandaj dashuria e një nënë nuk ka kufij, nuk kufizohet as nga mishi: Ja kjo është amësia shpirtërore, dashuria e së cilës realizohet në lutje, në sakrifica të fshehta dhe në vuajtje me buzëqeshje në buzë.

Sa e fortë është lidhja mes një nëne të tillë dhe bijve të saj, edhe pse ata nuk janë takuar në tokë! Nëna shpirtërore nuk lind fëmijë për tokën, por për jetën e përjetshme. Dhe jo vetëm të kushtuarit, por edhe shpirtrat që do të shpëtohen nëpërmjet tyre! Çdo thirrje ka një nënë që e shoqëron nga vitet e para të jetës rregulltare deri në vdekje në tokën e misionit. Kjo nënë ka një lidhje të ngushtë me punën shëlbuese të misionarit. Kjo nënkupton sakrifica nga ana e saj, gatishmëri për të vuajtur për qëndrueshmërinë e rregulltarëve; domëthënë ,duke u bashkuar në flijimin e saj për shpirtrat

Shembullin më sublim e kemi në nënën më të shkëlqyeshme: Zojën e Bekuar. Që zemrat tona, të mund të jenë si zemra e saj, një altar ku flijhohet sakrifica e jetës  sonë në bashkim me sakrificën e Krishtit, e shtrirë në jetën e të gjithë rregulltarëve.