“U binda shumë kohë më parë se problemi me kaq shumë njerëz nuk është se nuk dinë gjëra të mira, por se nuk i kuptojnë gjërat e mira që tashmë i dinë” (I Lumi Manuel González, f. 22).
Diçka e ngjashme na ndodh edhe neve në lidhje me lutjen. Ne e dimë doktrinën; ne e rekomandojmë dhe e mësojmë atë. Megjithatë, nuk dime ta vëmë atë në veprim konkret në jetën tonë... A është nga padija? Jo; përkundrazi, është sepse nuk e kuptojmë - këtu dhe tani (ose ndoshta nuk *duam* ta kuptojmë, nga dëshira për të qenë komod) - se ky është momenti për t'u lutur. Ne nuk arrijmë të shohim se kjo është ajo që duhet të bëjmë tani, dhe se hiret e veçanta për këtë moment - hiret që nuk i përkasin të nesërmes – që mund të kalojnë dhe të mos kthehen. Ne rrezikojmë t’i humbasim ato mjerisht për shkak të një shpërqendrimi, ose për të hequr dorë nga një detyrë, ose për t’iu përshtatur një teke që e konsiderojmë urgjente dhe të nevojshme... Me fjalë të tjera, ne veprojmë njësoj siç bëri Esau kur, sipas Shkrimeve të Shenjta, ai shiti të drejtën e tij të paralindurit - e cila mbante me vete një bekim të veçantë nga Zoti - thjesht për të ngrënë një tas të bollshëm me thjerrëza.
A nuk është kjo diçka që ju ndodh më shumë se një herë? Madje mund t'ju ndodhë edhe tani. Tani është koha për lutje; nevoja për t'u lutur për priftërinjtë është urgjente.
Kjo është pikërisht situata me të cilën përballen shumë priftërinj dhe besimtarë - veçanërisht kur janë të angazhuar në punë misionare ose detyra apostolike. Në seminar, dikush mund të tundohet të dobësohet në jetën e tij shpirtërore, megjithatë rregullorja e seminarit dhe shembulli i një komuniteti të madh dhe të zjarrtë e bëjnë terrenin e përshtatshëm për një seminarist që të mos heqë dorë nga lutja. Pastaj vijojnë shugurimet meshtarake dhe emërimet; komuniteti zvogëlohet, ngarkesa e punës rritet dhe ka shumë për të bërë! E gjithë kjo mund të çojë në lënien pas dore të lutjes dhe jeta e brendshme e shumë meshatarëve dhe rregulltarëve fillon të humbasë zellin e tyre.
“Ai që lutet shëlbohet; ai që nuk lutet ndëshkohet.” Kështu tha Shën Alfonsi Liguori. Nëse do ta thoshte këtë në lidhje me çdo të krishterë, a mund ta imagjinoni se çfarë do të thoshte ky shenjt nëse do të ishte një meshtar ose një motër? Si mund të shpëtohet një meshtar që nuk lutet? Si mund të qëndrojë besnik deri në fund dikush pa kërkuar hirin e qëndrueshmërisë- hirit më të madh nga të gjithë? Zemra tërhiqet në vetvete dhe ngurtësohet... nëse dikush nuk lutet. Nëse dikush nuk lutet më, nuk arrin të ofrojë veten si një flijim të gjallë - siç kërkojnë Shkrimet e Shenjta - ose nuk arrin të mësojë faljen, atëherë shpirt i ligë - ai shpirti i hidhur dhe i dhunshëm - do të përparojë dhe do ta mbështjellë atë person, duke e çuar atë të justifikojë të gjitha kritikat, ankesat dhe shpërthimet e tij të zemërimit. Meshtari i mjerë, murgesha e mjerë që rrezikojnë të ndëshkojnë shpirtrat e tyre! Përveçse, nëse Zoti, në mëshirën e Tij, dërgon Engjëllin e Tij - ose vetë Zoja e Bekume, e cila, në situata të tilla vërtet djallzore, e kupton më mirë nga të gjithë...
Por a e kuptoni? Që Zoti të dërgojë Zojën e Bekume ose ata engjëj shpëtimtarë , për t'i prekur rregulltarët me dhuratat e Shpirtit së Shenjtë dhe për të transformuar të gjitha gjërat për të - Zoti pret që shpirtra të tjerë të luten për ta. Ai pret që ata të luten me zell për hirin e qëndrueshmërisë dhe shenjtërimit të të gjitha shpirtrave të kushtuar në shërbimit të Zotit. Për këtë, nuk ka dyshim. Ndoshta Zoti nuk mund të mos ofrojë ndihmë të jashtëzakonshme derisa të shfaqen shpirtrat e thirrur për t'u lutur për këto hire - kujdestarët, nënat e vërteta që, përmes lotëve të tyre të shumtë, fitojnë kthimin e bijve që nuk i lindën në mish, por që tani i sjellin në jetë përmes lutjes dhe vuajtjes. Me gjithë sinqeritetin, nuk po flas për “atë meshtarin” atje, sepse ai meshtar mund të jem unë...
Po, është e vërtetë, ne lutemi për priftërinjtë ndonjëherë - por pse të mos e bëjmë këtë sot me dashuri edhe më të madhe se më parë?
Le ta ndihmojmë të gjithë njëri-tjetrin. Le të lutemi për të gjitha nevojat tona. Por sot, si prift, kam nevojë për lutje; jini të sigurt se do të jeni të pranishëm në të gjitha Meshët dhe Adhurimin. Megjithatë, kam nevojë për ju që t'i kremtoj ato siç duhet. Në zinxhirin e hirit që zbret nga Qielli në çdo Meshë – ju, Nënë e grupit të "40 Orëve", jeni një pikë kyçe dhe themelore. U bëftë që ky zinxhir lutjeje të mos këputet kurrë...

Lutje ndërmjetësimi për Kishën, brenda Zemrës së Jezusit
Jezus në Sakramentin e Bekuar, këto 40 Orë Lutjeje që Ty të ofrojmë të mos jenë një moment i shkurtër. Shumëzojeni numrin e grave që bashkohen me këtë britmë. Çdo orë vigjilje para Sakramentit të Bekuar të jetë një valë bekimesh që e trondit botën.
Jemi të sigurt se lutja e një gruaje që do dhe bën riparime mund të ndryshojë rrjedhën e historisë. Prandaj, të kërkojmë një ripërtëritje të re, të thellë dhe të frytshme të ungjillëzimit të botës nëpërmjet shenjtërisë së fesë Tënde.
Na ngop me dashurinë Tënde, na fshih në plagën Tënde dhe mos na lejo të largohemi nga Zemra Jote pa fitoren e hirit për Kishën tonë të dashur.
Zemra e Shenjtë e Jezusit, unë besoj në Ty.
Zemra e Papërlyer e Marisë, lutu për ne dhe për meshtarët tanë. Amen.